Lehtësohen procedurat për eksportin e produkteve nga Kosova. Hoti: Sfidat që duhen adresuar gjatë këtij viti
Lehtësohen procedurat për eksportin e produkteve nga Kosova. Kështu shkruan në rrjetin social Facebook ministri i Financave, Avdullah Hoti, ku ndër të tjera theksoi se
“Kosova ka lehtësuar dukshëm procedurat e eksportit, të cilat janë njohur në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bërit biznes”. Në këtë aspekt, renditje ndërkombëtare e Kosovës është përmirësuar me 70 vende tre vitet e fundit”, shkruan Hoti
Sipas Hotit “Procedurat janë thjeshtuar përmes:
-Funksionalizimit të kanalit të verdhë.
– Zbatimit të projektit “Dogana pa letër”.
– Zbatimit të pagesës elektronike të detyrimeve doganore “E-pagesa”.
– Kryerjen e procedurave për eksport gjatë 24 orëve, në 7 ditë të javës.
– Zvogëlimin e kontrolleve nëpër terminale në më pak se 10% të mallrave që eksportohen.
– Zbatimi i procedurave të lehtësuara dhe automatike për transitet.
– Kryerja e kontrolleve doganore dhe fito-sanitare konform rregullave të BE-së, ku vetëm një numër i vogël i nënshtrohet kontrollit/licencave”, shkruan Hoti.
Ministri Hoti foli edhe për sfidat që duhen adresuar gjatë këtyre viteve duke thënë se
“Gjatë këtij viti do të adresojmë sfidat e mbetura:
– Do të punohet në reformimin e procedurave për pajisje me licenca të ndryshme, sidomos licencat gjatë eksportit të lëndës së parë.
– Do të shkurtohet kohëzgjatja e kontrolleve fito-sanitare në terminalet doganore për produktet sezonale të pemëve dhe perimeve.
– Do të adresohet çështja mosnjohjes së deklaratave për mallrat kosovare me mbishkrimin e Republikës së Kosovës nga vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet i pavarur.
– Do të shqyrtohen me kujdes çfarëdo barriere për eksportet e mallrave kosovare në kuadër të vendeve të CEFTA-së”, përfundon komentin e tij ministri i Financave Hoti.
Lehtësohen procedurat për eksportin e produkteve kosovareKosova ka lehtësuar dukshëm procedurat e eksportit, të cilat…
Posted by Avdullah Hoti on Sunday, March 19, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.