Lideri i opozitës ruse, papritur në gjendje të rëndë! ANSA citon zëdhënësin: Dyshohet të jetë helmuar
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është i pavetëdijshëm dhe i shtruar në terapi intensive në spital pasi dyshohet se është helmuar, ka deklaruar zëdhënësi i tij. Agjencia e Lajmeve ANSA raporton se zëdhënësi Kira Yarmysh ka shpjeguar se Navalny po fluturonte nga Siberia drejt Moskës dhe avioni i tij ka bërë një ulje emergjence kur ai është ndjerë keq.
“Mendojmë se Alexei është helmuar me diçka që është futur në çajin e tij. Ishte e vetmja gjë që ka konsumuar në mëngjes. Mjekët thonë se helmi është përthithur shpejt” ka shtuar zëdhënësi. Agjencia shtetërore e lajmeve Tass raporton se Navalny është në njësinë spitalore te terapisë intensive për pacientët toksikologjikë në Omsk.
44 vjeçari është i njohur për fushatat e tij antikorrupsion kundër funksionarëve të lartë dhe për kritikat direkte ndaj presidentit Vladimir Putin dhe në të shkuarën ka pësuar sulme fizike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.