Ligji i ekspertit fiskal nuk diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Shkak mungesa e propozuesit të nismës

Komisioni i Ekonomisë nuk ka shqyrtuar gjatë mbledhjes së sotme, ligjin për funksionimin e ekspertit fiskal.
Mosprezenca e propozuesit te kësaj nisme, deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli, ka bërë që kryetari i Komisionit Braçe të mos e diskutojë fare këtë nismë.
Pas kësaj Brace tha se do t’i kërkojë Konferencës së kryetareve që ta tërheqë këtë draft nga agjenda e Kuvendit.
Kjo nismë është kundërshtuar edhe nga Dhomat e Tregtisë vendase dhe të huaja
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.