Lista e plotë e përfituesve të muajit shkurt/ Legalizohen 977 parcela ndërtimore në 8 qarqe, 180 mln lekë për kompensim
Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 977 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, sëbashku me listën emërore të përfituesve.
-Kalimin e së drejtës së pronësisë:
-Për qarkun Elbasan (ZVRPP-të Elbasan,Librazhd dhe Gramsh), numri i parcelave ndërtimore është 113 (njëqind e trembëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 30 587 (tridhjetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë) m².
-Për qarkun Kukës (ZVRPP-të Tropojë dhe Has), numri i parcelave ndërtimore është 106 (njëqind e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 34 175 (tridhjetë e katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) m².
-Për qarkun Shkodër (ZVRPP-ja Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 15 (pesëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 4 915 (katër mijë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë) m².
-Për qarkun Korçë (ZVRPP-të Korçë, Devoll dhe Kolonjë), numri i parcelave ndërtimore është 12 (dymbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 3 486 (tre mijë e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë) m².
-Për qarkun Durrës (ZVRPP-ja Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 530 (pesëqind e tridhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 181 197 (njëqind e tetëdhjetë e një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) m².
-Për qarkun Tiranë (ZVRPP-të Tiranë dhe Kavajë), numri i parcelave ndërtimore është 140 (njëqind e dyzet), me sipërfaqe të përgjithshme 37 115 (tridhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) m².
-Për qarkun Gjirokastër (ZVRPP-të Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 58 (pesëdhjetë e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 13 715 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë) m².
-Për qarkun Berat (ZVRPP-ja Berat), numri i parcelave ndërtimore është 2 (dy), me sipërfaqe të përgjithshme 338 (treqind e tridhjetë e tetë) m².
Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi:
-Masa e kompensimit është 14 548,8 (katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e tetë presje tetë) m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 180 127 544,2 (njëqind e tetëdhjetëmilionë e njëqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dyzet e katër presje dy) lekë
Lista e plotë emërore: Kliko këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.