Lotaria Kombëtare – Ndeshjet virtuale, koncesionari çon në Gjykatë AMLF-në

“Përplasja” e koncesionarit të Lotarisë Kombëtare me Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka përfunduar tashmë në Gjykatën Administrative të Apelit ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit.
Në detajet e çështjes sqarohet se shkak i kësaj përplasje është mosmiratimi nga ana e AMLF-së të akteve administrative për organizimin e dy lojërave të reja.
Konkretisht koncesionari kërkon miratimin e organizimit të lojës “Lotaria e Garave Virtuale“ dhe “Rregullave të Përgjithshme për Lojën “Lotaria e Garave Virtuale”, si dhe miratimin e organizimit të lojës “Lotaria e Ndeshjeve Virtuale” dhe “Rregullave të Përgjithshme për Lojën “Lotaria e Ndeshjeve Virtuale”.
Për të dyja këto lojëra duket se kompania ka aplikuar në verën e vitit të kaluar por që nuk ka arritur të marrë një përgjigje pozitive.
Tregu i lojërave të fatit u përfshi gjatë vitit të kaluar por edhe në këtë fillimvit në zhvillime interesante ku së pari koncesioni 10-vjeçar i Lotarisë Kombëtare ndryshoi pronësi duke kaluar tek kompania Novomatik.
Së dyti, patëm shtyrje të afatit të hyrjes plotësisht në fuqi të disa pikave që përcaktonte ligji i ri për lojërat e fatit dhe së fundmi kemi një koncesion të ri që lidhet me menaxhimin e sistemit online të monitorimit të lojërave të fatit fituesi i të cilit është shpallur.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.