Lufthansa rikthehet në fitime – Linja gjermane pret rritje të kërkesës prej zbutjes së masave të pandemisë
Lufthansa ka publikuar një rikthim në fitim operativ në tremujorin e tretë për të parën herë që kur goditi kriza e koronavirusit, mbështetur nga zbutja e kufizimeve në udhëtime dhe kërkesa e fortë gjatë sezonit të verës. Grupi raportoi të ardhura të përshtatura përpara taksave dhe interesave prej 17 milionë euro gjatë tremujorit, krahasuar me një humbje prej 1.26 miliardë euro një vit më parë.
“Kemi arritur një tjetër pikë të kthesës, në rrugëtimin tonë jashtë krizës”- tha ekzekutivi Carsten Spohr. Lufthansa, që zotëron gjithashtu Eurowings, Swiss, Brussels dhe Austrian Airlines, theksoi se pret rritje të kërkesës, duke sjellë të ardhura pozitive përpara interesit ,taksimit, zhvlerësimit dhe amortizimit në tremujorin e katërt. Linja gjermane e fluturimeve deklaroi se kapaciteti për tremujorin e tretë, i matur në kilometra të disponueshme për karrige, ishte 50% e niveleve të parakrizës dhe pret që të rritet në 70% në vitin e ardhshëm.
Porositë e reja janë aktualisht në 80% të niveleve të 2019, sipas linjës ajrore, nxitur nga rimëkëmbja e porosive nga bizneset dhe rritja e kërkesës për fluturime të gjata, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, që do hapen për udhëtuesit nga Europa në javën e ardhshme. Aksionet e Lufthansa u rritën me mbi 3% në nisje të tregtisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.