Luksemburgu, vendi i parë në botë që e bën transportin publik falas! Pse u ndërmor kjo nismë

Transport publik falas për të gjithë! Luksemburgu tashmë e ka bërë realitet duke u kthyer në vendin e parë në botë që ndërmerr një nismë të tillë për të ulur ndotjen që krijohet nga qarkullimi i automjeteve.
Nisma bën pjesë në një plan të qeverisë për lëvizshmërinë në një vend ku makina është mjeti kryesor që përdoret për transport. Vetëm bileta e trenit e klasit të parë do të jetë me pagesë. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit të transportit publik, rreth 500 milionë euro në vit, do të mbulohet nga buxheti i shtetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.