Macron nxit ndërhyrjen – Shanset që BQE të rrisë normat e interesit ngjiten në 60%
Zgjedhjet e së Dielës në Francë, veçse gjeneruan një marshim të tregjeve dhe monedhës së përbashkët europiane kanë rritur ndjeshëm shanset për një ndërhyrje të Bankës Qendrore Europiane, në kahun shtrëngues të politikave monetare.
Institucioni me bazë në Frankfurt vijon të mbajë në territor negativ normat e interesit, ndërkohë që ia ka besuar fatin e inflacionit, programit të lehtësimit sasior në shkallë të gjerë. Pa u stabilizuar situata ekonomike dhe ajo politike, institucioni duket se nuk ka ndërmend të ndërrojë qasje.
Por, tashmë që Macron duket se u konfirmua si i përzgjedhuri i francezëve për të rikthyer Francën atje ku i takon dhe për të ndalur frymën anti-europiane, ekspertët po fillojnë të mendojnë realisht për momentin e ndërhyrjes.
Prej të hënës, ekspertët i japin 60% shanse, mundësisë së një rritje të normave të interesit në muajin Mars të vitit të ardhshëm, me 10 pikë përqindje.
Muajin e kaluar, kur dy ekstremistë rrezikonin seriozisht të merrnin në dorë fatin e ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës, kjo normë fiksohej në vetëm 20%.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.