Maersk, me perspektivë optimiste / Performanca tejet e fortë e T1 do vazhdojë për të gjithë vitin
Gjiganti i dërgesave Maersk, deklaroi se pret që performanca jashtëzakonisht e fortë në tremujorin e parë të vazhdojë për pjesën e mbetur të vitit, nxitur nga kërkesa e lartë për kontejnerë nga Kina dhe SHBA. “Kërkesa e lartë ka sjellë në probleme me furnizimin si dhe mungesë të kapacitetit, që kanë rritur normat e transportit të mallrave në nivele rekord”- sipas ekzekutivit të Maersk, Soren Skou. Këto faktorë kanë bërë që kompania të rrisë perspektivën për të ardhurat përpara interesave, taksimit, zhvlerësimit dhe amortizimit (EBITDA) në 13-15 miliardë dollarë, nga 8 -10 miliardë dollarë, për vitin e plotë. Kompania rriti gjithashtu projeksionet për rritjen e kërkesës botërore të kontejnerëve me 5-7%.
Gjigantë të shitjeve me pakicë dhe prodhues, përfshirë Puma dhe Signify, kanë thënë se problemet në porte, mungesat e kontejnerëve dhe vonesat e në kanalin e Suezit, kanë vonuar dërgesat e mallrave të prodhuara në Azi drejt tregjeve kryesorë. Maersk, që është linja më e madhe në botë e kontejnerëve detarë, konfirmoi rritjen me 30% të të ardhurave në tremujorin e parë dhe përsëriti perspektivën optimiste për vitin e plotë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.