Matura shtetërore, Janaqi: Fushata zgjedhore nuk do të ketë asnjë ndikim

Fushata zgjedhore nuk do të ketë asnjë ndikim në maturën shtetërore.
Zëvendës ministri i Arsimit, Gerti Janaqi, në një prononcim për mediat siguroi maturantët, prindërit dhe pedagogët se procesi do të vijojë normalisht.
Janaqi theksoi se tezat e provimeve do të hartohen nga profesionistë të certifikuar dhe Ministria do të kryejë monitorim të rregullt në çdo qendër ku do zhvillohet testimi.
Zv/ministri i Arsimit bëri të ditur për mediat se provimi i pare i maturës shtetërore do te zhvillohet ne 5 qershor.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.