Maturantët, sot afati i fundit për plotësimin e formularit A1Z. Kandidatët që duhet të aplikojnë dhe procedura që ndiqet. Formulari që do të plotësohet në portalin E-Albania

Ka nisur që prej ditës së djeshme plotësimi i formularin A1Z. Maturantët e viteve të kaluara, që nuk kanë aplikuar për këtë formular, në procesin e maturës shtetërore e kanë këtë mundësi edhe ditën e sotme.
Lajmi konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Provime, ku ndër të tjera thuhet se të gjithë maturantët e viteve të kaluara, që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2017, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në periudhën 1 – 2 Qershor 2017, nga ora 08.00 deri në orën 16.00.
“Për kandidatët që kanë detyrimin për të dhënë provime të Maturës Shtetërore, ky është afati i fundit që u vihet në dispozicion. Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur”.
Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.
Po dje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja Harito informoi se portali qeveritar E-Albania u jep mundësinë maturantëve që të plotësojnë formularin A1 të Maturës Shtetërore.
“U jep atyre mundësinë të printojnë vetë kartën e shëndetit për vete dhe për të gjithë familjen, të paguajnë faturat e energjisë elektrike e një sërë shërbimesh të tjera të thjeshtuara dhe të lehta në përdorim”, tha Harito.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.