Mblidhet Këshilli i Investimeve – Forca e punës, e përshtatshme për bizneset “BPO”
Biznesi i “Call Center” në Shqipëri duket se ka disa avantazhe më shumë për t’u zhvilluar, krahasuar me vendet e rajonit. Aktualisht janë të regjistruara 804 biznese me aktivitet “Call Center” në vend.
Forca e punës në Shqipëri, në këtë sektor është e re në moshë dhe me kosto të lirë, ndërkohë që avantazh përbën edhe njohja e mirë e gjuhëve të huaja. Këto janë disa nga të dhënat që ka nxjerrë Sekretariati i Këshillit të Investimeve, në analizën e kryer për gatishmërinë e tregut të punës në sektorin e BPO-ve, që janë bizneset e nënkontraktuara.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, u ndal në rëndësinë që ka forca punëtore e kualifikuar për të tërhequr investitorë. Mbledhja e radhës e Këshillit të Investimeve do të mbahet në maj të 2017 dhe do të diskutohet mbi “Lehtësimin e Proceduarve Doganore”.
Entela Barjamaj/ RTVSCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.