Trump pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin kanadez Trudeau. Do të diskutojnë për çështjet e tregtisë mes dy vendeve
Presidenti Trump pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili ndodhet për një vizitë një ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dy udhëheqësit do të marrin pjesë në një diskutim në lidhje me gratë, në fuqinë punëtore.
Sipas mediave amerikane, në takimin e tij të parë me Presidentin e ri të SHBA-ve, Trudeau do të bisedojnë me Trump mbi çështje në lidhje me tregtinë.
Po kështu një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe një zyrtar i lartë i qeverisë kanadeze thanë se të dy vendet kanë në plan të krijojnë një grup të posaçëm të quajtur “Këshilli i Shteteve të Bashkuara dhe i Kanadasë për Avancimin e Grave në Biznes”.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.