Më shumë mjete rrugore në 2020-ën/ Rriten me 7.6% mjetet në qarkullim, “Benzi” vijon të mbetet “mbreti” i rrugës në Shqipëri

Instituti i Statistikave ka bërë publik botimin e “karakteristikave të mjeteve rrugore” për vitin 2020. Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij botimi është fakti se pandemia ka rritur numrin e mjeteve rrugore aktive, me 7.6%, krahasuar me vitin 2019-të. Regjistrohen rreth 677 mijë mjete rrugore gjatë vitit 2020.
Po t’i analizojmë mjetet rrugore sipas llojit, shohim se përqindjen më të madhe të tyre, me rreth 79.7%, e zënë “Autoveturat”. Ndjekin “Automjetet për transport të përzier”, me 6.9% dhe mjeti “Motor”, me 5%. Krahasuar me vitin 2019-të, numri i autoveturave për vitin 2020 është rritur me 7.9%. Rritjen më të madhe e ka lloji i mjeteve “Makina Bujqësore”, me 34.%. Rënie krahasuar më vitin 2019-të ka pësuar lloji i mjetit “Riomorkio për transport mallrash”, me -10.4%……(Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!)
SIU – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.