Vjen vaksina e re Novavax e miratuar nga EMA: A do të jetë ajo arma kundër skeptikëve?!

EMA (Agjencia Europiane e Mjekësisë) miratoi vaksinën Nuvaxovid nga Novavax amerikan për moshën mbi 18 vjeç: është një vaksinë e nënnjësisë së proteinave rekombinante, e cila përdor një teknologji që është në përdorim për tridhjetë vjet – një detaj që, me shpresë, do të jetë në gjendje të bindë edhe më skeptikët që të vaksinohen.
Vaksinat rekombinante përdorin proteina rekombinante, d.m.th., pjesë të ADN-së virale që manipulohen në laborator për të simuluar grimcat virale dhe kështu të nxisin një përgjigje imune. Në këtë rast, proteinat janë spike e famshme (ato që koronavirusi SARS-CoV-2 përdor për të sulmuar qelizat tona), të cilat kombinohen në nanogrimca që simulojnë strukturën e koronavirusit, pa mundur të riprodhohen (prandaj pa qenë në gjendje të shkaktojë një infeksion).
Prova e parë e fazës 3, e kryer në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë gjatë muajve të parë të vitit 2021 me afro 30,000 vullnetarë, zbuloi një efektivitet të përgjithshëm prej 90.4% në parandalimin e infeksioneve dhe 100% në mbrojtjen kundër formave të rënda dhe vdekjeve. Një tjetër provë e fazës 3 e kryer me mbi 14,000 vullnetarë në muajt e fundit të 2020 në MB dha rezultate të ngjashme, me një efektivitet të përgjithshëm prej 89.7%.
Një pikë në favor të Novavax, që e bën atë një kandidat të mundshëm për vendet në zhvillim, është fakti se mund të mbahet në frigorifer deri në gjashtë muaj (në krahasim me vaksinat mRNA, të cilat duhet të ruhen në temperatura shumë të ulëta), një veçori që do të lehtësonte transportin dhe ruajtjen në vende ku mbajtja e zinxhirit të ftohtë është e ndërlikuar.
Nuk ka ende të dhëna të sakta mbi efektivitetin e Nuvaxovid kundër variantit të ri Omicron: në fillim të dhjetorit Novavax tha se kishte filluar zhvillimin e një vaksine specifike dhe testet mbi dozën e përforcimit tregojnë një rritje deri në 4.3 herë në sasinë e antitrupat neutralizues, por nëse një dozë shtesë e vaksinës mbron nga rreziku i ngjitjes është ende për t’u konfirmuar. FCS
Edel Strazimiri /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.