Meta takon homologun e Maltës – Prioritet, përshpejtimi i marrëveshjeve ekonomike e tregtare
Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë do të ishte një mekanizëm nxitës për përshpejtimin e nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe tregtare për dy vendet.
Kështu është shprehur Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta në ditën e dytë të vizitës shtetërore me Kryetarin e Parlamentit të Maltës, Anglu Ferrugia, i cili i ka shprehur dëshirën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Parlamenteve.
Meta ka rikonfirmuar vullnetin e Shqipërisë për të intensifikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat në interest ë përbashkët me Maltën.
Sipas Metës, krijimi këtij grupi mes dy vendeve po ashtu për njohjen më të mirë të zhvillimeve dhe arritjeve në secilin vend.
Më tej, meti vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e deritanishëm midis Shqipërisë dhe Maltës në kuadër të “Unionit për Mesdheun”.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.