Miliarderi rus i ndryshon emrin kompanisë së vodkës që themeloi – “Emri dhe lidhja e tij me Rusinë, nuk ishte më përfaqësuese e markës” pas luftës

Vodka Stolichnaya është duke u riemërtuarme pseudonimin e saj “Stoli”.
Marka e vodkës, e cila më parë është tregtuar si ruse, ndryshoi emrin e saj si një “përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, tha Stoli Group në deklaratën e tij për shtyp.
Themeluesi i kompanisë, miliarderi me origjinë ruse, Yuri Shefler, tha se emri dhe lidhja e tij me Rusinë, nuk ishte më përfaqësuese e markës.
“Ndërsa jam mërguar nga Rusia që nga viti 2000 për shkak të kundërshtimit tim ndaj Putinit, kam mbetur krenar për markën Stolichnaya”, tha Shefler në deklaratën për shtyp. “Sot, ne kemi marrë vendimin të riemërojmë tërësisht pasi emri nuk përfaqëson më organizatën tonë. Më shumë se çdo gjë, dëshiroj që ‘Stoli’ të përfaqësojë paqen në Evropë dhe solidaritetin me Ukrainën.”
Shefler tha se ai u detyrua të transferohej në Luksemburg sepse presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të “marrë kontrollin” e markës. Pronësia e markës është diskutuar midis Stoli Group të Shefler, i cili është me seli në Letoni, dhe Sojuzplodoimport, një firmë në pronësi të shtetit rus, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
“Unë personalisht kam përjetuar persekutim nga regjimi i Putinit dhe ndaj dhimbjen e Ukrainës dhe popullit të saj,” tha Shefler.
Objektet e prodhimit të kompanisë janë në Letoni. Javën e kaluar, Stoli Group tha se do të përdorte vetëm burime sllovake për të shmangur çdo lidhje me Rusinë.
Njoftimi i Stoli Group vjen pasi bizneset dhe zyrtarët shtetërorë në të gjithë vendin bëjnë thirrje për bojkot të vodkës. Megjithëse shumë produkte vodka reklamohen si ruse, vetëm rreth 1% e vodkës në SHBA vjen nga Rusia.
N.Xh / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.