Nafta amerikane sërish në rënie / Fondi i Naftës njofton shitjen e kontratave

Çmimet e naftës amerikane ranë të martën ndërsa frika është rritur se vend-depozitimet globale të naftës po mbarojnë, duke shkaktuar shqetësime se kontratat e qershorit mund të zhyten në të njëjtën mënyrë si kontratat e majit.
Nafta e papërpunuar e WTI rrëshqiti 21%, në 10.07 dollarë në nivelet më të ulëta brenda ditës. Brent, standardi ndërkombëtar, ra më parë me 6.3%, në 18.73 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës ishin rikuperuar nga rënia historike ditët e fundit, por të hënën çmimet e naftës ranë 30% pasi Fondi i Naftës i Shteteve të Bashkuara, një nga fondet më të mëdha të tregtuara njoftoi se do të shesë të gjitha kontratat e së ardhmes për shpërndarje në qershor për një periudhë katër ditore.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.