Gjigandi bankar zviceran rrit fitimet 40% – Pandemia duket se e ka favorizuar

Gjigandi bankar zviceran UBS shënoi një rritje prej 40% të fitimeve neto në tremujorin e parë të vitit 2020, duke reflektuar pjesërisht rritjen e aktivitetit të klientëve gjatë pandemisë koronavirus.
Banka, e njohur për kujdesin ndaj klientëve të pasur, raportoi një fitim neto prej 1.6 miliardë dollarë në tremujorin e përfunduar në Mars 2020, me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe tha se ishte në gjendje të mbështesë klientët me “këshilla, kredi dhe likuiditet në kohën kur atyre u duhen më shumë “.
Rezultatet optimiste të bankës zvicerane vijnë në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka ndalur bizneset në të gjithë botën dhe ka bërë presion ndaj bankave pasi klientët kanë zvogëluar transaksionet jo thelbësore.
“Si rezultat i viteve të ekzekutimit të disiplinuar strategjik, menaxhimit të rrezikut dhe investimeve të qëndrueshme të teknologjisë, ne hyjmë në këto kohë të trazuara në një pozicion të favorshëm,” tha CEO Sergio Ermotti në një deklaratë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.