Nafta rikuperon pak humbjet – Çmimet ranë prej shqetësimeve mbi kërkesën nga përhapja e Omicron

Nafta është rritur fare pak në tregtinë e së Martës, duke rikuperuar humbjet e ditës së mëparshme, që erdhi prej shqetësimeve të investitorëve mbi kërkesën, pas kufizimeve të reja të vendosura në Europë dhe Azi, prej rritjes së infeksioneve me Covid. Nafta Brent e londrës u rrit me 0.3% në 74.64 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane shtoi 0.3% në 71.48 dollarë për fuçi. Qeveritë në të gjithë botën përfshirë Britaninë dhe Norvegjinë së fundmi, po ashpërsojnë masat për të ndaluar përhapjen e variantit omicron.
Të paktën 1 person ka vdekur në Britani prej Omicron, që është vdekja e parë e publikuar në të gjithë botën nga varianti që po përhapet shpejtë. Në Kinë, provinca industriale Zhejiang, po lufton me vatrën e parë të Covid-19 këtë vit, me dhjetëra mijëra banorë që ndodhe në karantinë dhe zonat e goditura nga virusi që kanë pezulluar aktivitetet, ndërprerë fluturimet dhe anuluar eventet. Banka Aziatike për zhvillim shkurtoi projeksionet për Azinë nën zhvillim këtë vit dhe tjetrin, duke përfshirë rrezikun e Omicron, që mund të godasë gjithashtu kërkesën për naftë.
Megjithatë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës rriti projeksionet për kërkesën për tremujorin e parë 2022 dhe i qëndroi parashikimit për një rikthim në nivelet e para pandemisë, duke thënë e varianti i ri do të ketë ndikim të butë dhe të përkohëshëm. Oferta nga ana tjetër pritet të rritet, me prodhimin nga rezervuari më i madh amerikan i naftës argjilore që pritet të arrijë nivel rekord, sipas projeksioneve nga Administrata e Informacionit mbi Energjinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.