Nafta sot, 22 shtator 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Gjatë ditës të sotme, çmimet e naftës janë regjistruar në rritje, duke konfirmuar kështu trendin javor. Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendëncës së çmimeve gjatë ditës së djeshme.
Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar minimalisht në tregun vendas gjatë sesionit të sotëm, për shkak të forcimit të lekut kundrejt dollarit amerikan. Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 143.48 lekë për litër, në rritje me vetëm 0.02% në krahasim me sesionin e kaluar.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91 lekë për litër, ose 67% e çmimit total.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta futet në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.