Ndërsa bota lufton me mutacionin e COVID, numri total i rasteve bëhet 90 milionë
Rastet e koronavirusit në të gjithë botën kanë tejkalur shifrën 90 milionë, sipas përllogaritjes së Reuters, ndërsa kombet anembanë globit përpiqen të sigurojnë vaksina dhe të vazhdojnë të shtrijnë ose rivendosin bllokimet për të luftuar variantet e reja të koronavirusit.
Variantet e reja COVID-19 të zbuluara fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut po përhapen me shpejtësi në mbarë botën. Koronavirusi i ri ka marrë ritëm në muajt e fundit me rreth një të tretën e rasteve totale të regjistruara në 48 ditët e fundit, sipas një llogarie të Reuters.
Europa, e cila u bë rajoni i parë që raportoi 25 milionë raste javën e kaluar, mbetet zona më e prekur në botë, e ndjekur nga Amerika Veriore dhe Latine me 22.4 milionë dhe 16.3 milionë raste përkatësisht.
Mbretëria e Bashkuar, vendi europian më i prekur, kapërceu 3 milionë raste të Premten e kaluar. Për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, vendet në të gjithë globin kanë filluar të shtrijnë lëvizjet dhe kufizimet e biznesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.