‘Ndjekësit e rremë’ do sjellin një kosto prej 1.3 miliardë dollarë në marketingun online

Marketingu i influencuesve është bërë shumë popullor pasi markat kërkojnë të arrijnë audiencat relevante në Instagram, YouTube dhe Snapchat.
Një raport i ri thotë se ndjekësit e rremë në marketingun influencues do t’i kushtojnë reklamuesve 1.3 miliard dollarë këtë vit.
Edhe njerëzit me 500 deri në 1000 ndjekës në mediat sociale mund të bëjnë disa para duke promovuar produktet.
Markat paguajnë miliarda dollarë në vit për të promovuar produktet e tyre përmes influencuesve të cilët kanë ndjekës të konsiderueshëm në faqet më të mira të mediave sociale. Influencuesit reklamojnë produkte të caktuara me qëllim rritjen e shitjeve për pronarët e markave ose sponsorizuesit.
Sipas specialistëve të kibernetikës mashtruesit online përdorin robotë për të rritur aktivitetin por që nuk ndikojnë në rritjen e shitjeve.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.