Ndryshimi i orës! Jo vetëm një orë shtesë gjumë, por dhe shumë përfitime shëndetësore

Nga kjo e dielë ne do të gëzojmë një orë shtesë nën jorgan pasi ora kthehet një orë mbrapa, e cila përkthehet në disa përfitime shëndetësore për ne.
Sipas Matthew Walker, drejtor i Qendrës për Shkencën e Gjumit Njerëzor në Kaliforni, shtyrja e gjumit me një orë çdo natë mund të na përmirësojë kujtesën dhe të rrisë kapacitetin e të mësuarit.
Prof Walker, i cili së fundmi publikoi librin e tij “Pse ne flemë”, duke u mbështetur në 20 vjet të hulumtimeve dhe gjetjeve nga laboratori i tij, tha se: “Vetëm 60 deri në 90 minuta gjumë shtesë rrit aftësinë e të mësuarit të trurit, duke rritur ndjeshëm mbajtjen e kujtesës së fakteve”.
Ndërkohë, studime të tjera kanë lidhur koha shtesë të gjumit me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Një studim i vitit 2008 i botuar në “Journal of the American Medical Association” tregoi se të rriturit që flinin shtatë orë në natë kishin një shans më të ulët për të pasur depozita të kalciumit në arteriet e tyre se të rriturit që kishin vetëm gjashtë orë gjumë.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Çikagos, i cili kreu hulumtimin pesëvjeçar, “përfitimi i një ore gjumë shtesë ishte i krahasueshëm me përfitimet nga ulja e presionit të gjakut sistolik prej 17 mmHg”.
Një tjetër studim, i publikuar në vitin 2012 në “Journal of Sleep Research”, zbuloi se marrja e një ore shtesë të gjumit përmirësoi ndjeshëm nivelet e presionit të gjakut tek njerëzit me hipertension ose para-hipertension.
Në një studim të publikuar në British Medical Journal në 2014, mjeku Amneet Sandhu i Universitetit të Kolorados ka deklaruar se orët lëviznin një orë mbrapa në vjeshtë, ulet edhe numri i personave që pësojnë atak kardiak.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.