Ndryshon skema e kredive të buta – Nisin aplikimet, ja kriteret e reja që duhet të plotësojnë individët
Këtë vit të pastrehët e interesuar për kredi të butë nga Bashkia e Tiranës, do të aplikojnë me një skemë të re. Duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë bashkia ka ndryshuar disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe si dhe kufijtë minimalë dhe maksimalë të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.
Kështu, sipas vendimit të miratuar në Këshillin Bashkiak, të ardhurat për familjet me 1-2 persona duhet të jenë nga 43.936 lekë deri në 79.086 lekë. Të ardhurat për familje 2-4 persona, duhet të jenë 52.724 lekë deri 94.903 lekë. Familjet me 4-6 anëtarë duhet të sigurojnë të ardhura mujore nga 70.298 lekë deri në 126.537 lekë. Ndërsa familjet me mbi 5 anëtarë, duhet të kenë të ardhura nga 87.873 lekë deri në 158.171 lekë.
Ndërkohë vlera e e përfitimit nis nga 3.5 milion lekë për familjet me 1-2 persona për strukturë apartamenti garsoniere, deri në 7.1 milion lekë për familjet mbi 5 anëtarë, me strukturë apartamenti 3+1. Ndërsa këstet mujore të llogaritura me normë interesi 3%, fillojnë nga 19.771 lekë për kredinë më të ulët deri në 39.543 lekë për kredinë maksimale.
Përfitues potencialë janë çiftet e reja me moshë totale 70 vjeç, individët që plotësojnë të ardhurat, që nuk kanë në pronësi një banesë, që nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla më parë dhe familje të reja që kanë në ngarkim persona më aftësi të kufizuara apo në pension. Këtë vit përfitues do të jenë 500 familje.
Të ardhurat mujore
1-2 persona 43.936 – 79.086 lekë
2-4 persona 52.724 – 94.903 lekë
4-6 persona 70.298 – 126.537 lekë
5 persona 87.873 -158.171 lekë
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.