Në sitën e Vetting-ut – Të hënën, vendimi për gjyqtaren e akuzuar për Karaburunin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do zhvillojë dy seanca dëgjimore paraditen e së hënës. E para do të jetë ndaj Vate Staka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ai është prokurori i dytë i këtij rrethi që i nënshtrohet Vetting-ut, pas Besa Nikehasanit, e cila u shkarkua nga detyra për mosjustifikim të pasurisë.
Ndërkohë që po të hënën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do japë vendimin për Gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj.
Seanca dëgjimore ndaj saj u shoqërua me një incident dy ditë më parë. Në seancë ishin të pranishëm disa prej pjesëtarëve të familjes Bobo, të cilët pretendojnë se Ukperaj është përfshirë në një aferë korruptive për një sipërfaqe prej 240 hektarësh në Karaburun, pronë e familjes që prej vitit 1922. Ata akuzuan se Ukperaj e ktheu çështjen për rigjykim për të bërë të mundur që kjo sipërfaqe të përfitohej nga një ministër dhe një deputet i Kuvendit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.