Nga kuzhina e Kenedit tek bodrumi i Bidenit/ Fushatat politike në kohën e koronavirusit që do mbeten në histori!
Koronavirusi duket se ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës sociale por dhe asaj politike. Ndërsa të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi, si një masë kufizuese ndaj përhapjes së Covid-19, politika duhet të vazhdojë punën e saj, pasi është në krye të vendimmarrjeve në këtë betejë. Këtë vit, ashtu sikurse pritej, në Amerikë zhvillohej një betejë tjetër, ajo e zgjedhjeve presidenciale. Por mesa duket fushatat politike në kohën e koronavirusit, do të mbahen mend gjatë në histori.
Ndërsa dy fëmijët e tij të vegjël lëviznin në sfond, Joe Kennedy III qëndroi në kuzhinën e tij në Newton, këtë javë dhe bëri betejë me një pulë të papjekur, duke dhënë një mësim aspak të zakonshëm gatimi. Por në këtë mënyrë, kandidati për senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përpiqet që të ruajë kontaktin me votuesit.
Përhapja masive e koronavirusit, ka detyruar fushatat për t’u përshtatur me punën nga shtëpia dhe për të gjetur mbështetës të mundshëm të tyre. Komiteti i Fushatës së Kongresit Demokratik, u ka bërë thirrje kandidatëve të saj që të jenë në kontakt me popullin nëpërmjet lidhjeve telefonike apo me videot live, si dhe të organizojnë konferenca në Facebook.
Por ndikimi më i dukshëm i këtij virusi, ka qenë në garën presidenciale.
Presidenti Donald Trump ka pezulluar tubimet e tij të mijëra mbështetësve. Ish Nënkryetari Joe Biden, kandidati kryesor për Demokratët, i zhvillon daljet e tij publike, nga bodrumi i shtëpisë së tij në Wilmington. Të dy partitë kombëtare thonë se janë të përgatitura për javë të tëra fushatash virtuale. Komiteti Kombëtar Demokratik po pret sesione trajnimi, ku më shumë se 4,800 njerëz janë regjistruar, dhe partia tashmë ka trajnuar më shumë se 1.750 njerëz javët e fundit.
Fushata Trump dhe Komiteti Kombëtar republikan thonë se kanë një avantazh ndaj demokratëve sepse ata investuan në të dhëna dhe infrastrukturë të teknologjisë përgjatë presidencës së Trump. Kjo për shkak të krijimit të një faqe internet në funksion të pandemisë, e cila quhet Coronavirus.gov, më shumë se 1.5 milion banorë kanë dhënë mendimin e tyre se si mund të ulin kurbën e këtij virusi. Në këtë mënyrë, Trump inkurajon të gjithë mbështetësit ta votojnë atë sërish.
E. Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.