“Ngecin” negociatat për Brexit – Barnier: shanset për arritjen e një marrëveshjeje këtë vit janë të pakta

Kreu i negociatave për Brexit në Bashkimin Europian, Michel Barnier, tha se mundësitë për arritjen e një marrëveshjeve deri në fund të vitit janë të pakta. Raundi i 6-të i bisedimeve për Brexit nuk ka patur progres në çështjet kryesore si fatura që Britania duhet të paguajë, të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Europian dhe kufirit me Irlandën e Veriut, tha Barnier.
Të dyja palët kanë diskutuar mbi këto çështje, por nuk ka patur marrëveshje të rëndësishme. Barnier tha se ka ende shumë punë në dy javët e ardhshme për të siguruar se do të arrihet sukses në samitin e Bashkimit Europian në Dhjetor, dhe i bëri thirrje Britanisë që të japi përgjigje të saktë në lidhje me detyrimet financiare.
Sekretari për Brexit, David Davis refuzoi propozimin e Bashkimit Europian për Irlandën e Veriut, që të qëndrojë brenda bashkimit doganor dhe tregut të përbashkët, dhe tha se ka ardhur koha për të dyja palët që të arrijnë në dakordësi, në mënyrë që të nisin negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme mes dy vendeve.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian do të vendosin në samitin e Dhjetorit, nëse bisedimet për Brexit kanë patur progres të mjaftueshëm për të vazhduar më tej me bisedimet për tregtinë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.