Nis Forumi Ekonomik Botëror – Schwab: Bashkëpunimi është prioritet për ekonominë botërore
Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, tha se rritja e bashkëpunimit është e rëndësishme për ekonominë botërore, që ka pasur rritje të ngadaltë dhe jo të barabartë që prej krizës financiare.
Klaus Schwab tha se mbledhja e këtij viti do të ofrojë më shumë hapësirë për bisedime mbi qeverisjen botërore dhe shtoi se Kina do të luajë një rol të rëndësishëm në rrjetin e ri të globalizimit.
“Kina ka përparësi në procesin e inovacionit dhe teknologjisë. Mendoj që Kina ka është gjithashtu e para në inteligjencën artificiale. Kina mund të kontribuojë bazuar në eksperiencat, por duhet ta bëjë këtë edhe për shkak se ka një rol kryesor në botë.” – tha Klaus Schwab.
Schwab theksoi se liderët e të gjithë vendeve duhet të shtojnë prioritetin ndaj bashkëpunimit global, nën kuadrin aktual ekonomik. Ai ndau gjithashtu perspektivën e tij për sfidat që përballet ekonomia botërore.
Sipas tij ka tre elementë që duhen theksuar; rreziku i mjedisit në tërësi, mungesa e bashkëpunimit global dhe siguria kibernetike.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.