Një anije ruse mallrash ndalohet në Kanalin anglez nga Policia franceze!
Franca të shtunën kapi një anije ruse në Kanalin Anglez në përputhje me sanksionet e reja të BE-së kundër Moskës. Anija e mallrave po transportonte makina dhe u nis nga Rouen për në Shën Petersburg. Megjithatë, policia detare franceze e ridrejtoi anijen në portin e Boulogne-sur-Mer në Francën veriore.
Ajo “dyshohet se i përket një kompanie ruse që aktualisht është në listën e sanksioneve nga BE”, konfirmoi zyra e shtypit e Prefekturës Detare të Channel. Raportet thonë se anija 127 metra e gjatë quhet “Udhëheqësi Baltik” dhe ekuipazhi po bashkëpunonte me autoritetet.
Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ambasada ruse në Francë kishte kontaktuar menjëherë autoritetet franceze për sqarime.
Prefektura Detare e Kanalit shpjegoi se “çdo natë policia detare kryen patrulla në ujëra duke kërkuar emigrantët që kalojnë Kanalin. Kur takuan varkën ruse, u bë një inspektim në bord dhe varka u urdhërua të kthehej në portin francez.”
Agjentët doganorë francezë janë aktualisht në bordin e varkës duke kryer një hetim për të parë nëse ajo ka shkelur sanksionet.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë kanë vendosur të sanksionojnë Presidentin rus Vladimir Putin drejtpërdrejt për shkak të pushtimit të Rusisë në Ukrainë këtë javë. BE-ja ka gjithashtu një listë më të gjerë të individëve rusë që janë subjekt i ndëshkimeve. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.