Një tjetër marrëveshje e madhe sportive për Facebook
Njerëzit në nënkontinentin indian, që prej ditës së premte, kanë vetëm një mënyrë për të parë futbollin spanjoll: në Facebook.
Rrjeti social ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive për të transmetuar çdo lojë “La Liga”, për tre sezonet e ardhshme, për shikuesit në Indi, Afganistan, Bangladesh, Butan, Nepal, Maldivet, Sri Lanka dhe Pakistani. Të drejtat ishin siguruar më parë nga Sony Pictures Network.
Kushtet e marrëveshjes së re nuk janë zbuluar. Megjithatë bëhet e ditur se ka 348 milionë përdorues të Facebook në rajon nga të cilët 270 milionë prej tyre janë në Indi.
Duke folur për Reuters, drejtori i Facebook i sporteve aktive globale u shpreh “se transmetimi i La Ligës në fillim nuk do të shoqërohej me reklama, por po merrnin në shqyrtim edhe mënyrën se si do të zbatohet kjo gjë më mirë në të ardhmen”.
“Kjo është një marrëveshje. Nuk është diçka që përbën një kërcënim të madh për të shqetësuar botën. Sporti i gjallë dhe aktiv është piloti kryesor i abonimeve në shërbimet premium kabllore ose satelitore ,” tha Peter Hutton për agjencinë e lajmeve.
Marrëveshja Facebook-La Liga është pjesë e një tendence globale. Në Mbretërinë e Bashkuar, sezoni aktual i Premier League do të përbëjë herën e fundit që çdo ndeshje e drejtpërdrejtë do të shfaqet në një kanal televiziv.
Në sezonin e ardhshëm, 20 ndeshje do të jenë në internet të shikueshme vetëm përmes Amazon. Në mënyrë të ngjashme, në SHBA, Liga Kombëtare e Futbollit (NFL) ka rinovuar marrëveshjen e sezonit të kaluar me Amazon për të sjellë 11 ndeshje në Premier. Për të marrë ato, Amazon duhet të fitonte luftën e ofertave që vinin nga kompani të mëdha duke përfshirë Twitter, YouTube dhe Verizon.
Jashtë SHBA, Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) po transmetohet në Kinë – nga gjiganti online Tencent ku rredh 2 milion njerëz shikojnë këtë lojë.
Disney gjithashtu kohët e fundit shpalli një marrëveshje shumëvjeçare për të transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Overwatch League, një nga garat më të mëdha të eSports. Kanalet e Disney, të cilat përfshijnë ESPN dhe ABC, do të ndajnë veprimin – dhe do të bëjnë të mundur transmetimin edhe në internet.
Por, çfarë do të thotë gjithë ky ndryshim platformash për sportin botëror?
Marrëveshja e këtij viti për të drejtat e Mbretërisë së Bashkuar për Premier League erdhi në vlerën e 496 milionë paund, më pak se në vitin 2017 – hera e parë në historinë e Premier Ligës që të ardhurat e televizionit kanë rënë nga viti në vit.
Gjigantët e teknologjisë kanë para për të shpenzuar. Me buxhetin vjetor të përmbajtjes prej 8 miliardë dollarësh, Netflix mund të blejë dy sezonet e ardhshme të të drejtave të Premier League në Mbretërinë e Bashkuar dy herë më shumë se më përpara. Por ajo nuk planifikon të thotë se nuk do të ndjekë konkurrentët e saj.
“Ne nuk bëjmë lajme të gjalla, nuk bëjmë sport live“, tha shefi ekzekutiv Reed Hastings në një dhomë gazetarësh në Hollywood këtë vit. “Por atë që bëjmë, përpiqemi të bëjmë vërtet mirë”.
Me rritjen e abonentëve, që po ngadalësohen këtë vit, industria po sheh se edhe për sa kohë mund të mbajë këtë qëndrim, kryesisht pasi rivalët duken të etur për të hapur kuletat e tyre.
s.g/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.