Një tjetër shtet përmbush kushtet e nevojshme për aderimin në zonën Shengen!
Qeveritë e Bashkimit Europian arritën në përfundimin të enjten se Kroacia “përmbushi kushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të acquis të Shengenit”, tha Këshilli i BE-së.
Vendimi është hapi i parë zyrtar drejt një vendimi përfundimtar të Këshillit për zgjerimin e zonës Shengen”, tha Presidenca sllovene e Bashkimit Europian në një postim në Twitter.
Vendet që i bashkohen zonës së lëvizjes së lirë duhet të jenë në gjendje të sigurojnë sigurinë e kufirit të jashtëm të bllokut – një temë e ndjeshme politike për shkak të emigrimit që nga viti 2015.
Kritikët thonë se Kroacia ka qenë tepër e zellshme duke treguar se mund të mbrojë kufijtë e jashtëm të bllokut.
Anëtarësimi i Kroacisë në Shengen është gjithashtu një temë e ndjeshme për Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat kanë qenë anëtarë të BE që nga viti 2007 dhe ende nuk i janë bashkuar zonës së lëvizjes së lirë.
Në një kohë kur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor duket se ka mbetur prapa në përpjekjen e tyre për t’u anëtarësuar në BE, Kroacia konsiderohet një histori suksesi në rajon.
Zagrebi u bashkua me BE në 2013 dhe gjithashtu dëshiron të bëhet anëtar i eurozonës me monedhë të vetme. Komisioni kishte rekomanduar anëtarësimin e Kroacisë në vitin 2019.
.@EUCouncil concludes Croatia has fulfilled the necessary conditions for the full application of the #Schengen acquis
Read the press release 👇🏻
— EU Council Press (@EUCouncilPress) December 9, 2021
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.