Njoftimi/ Festat e Pashkëve dhe 1 Majit, sa ditë pushime do të ketë administrata!
Administrata dhe institucionet publike do të jetë pushim ditën e hënë dhe ditën e mërkurë ndërsa dita e marte do të jetë ditë pune e zakonshme. Kjo është njoftuar zyrtarisht.
Dita e hënë do të jetë ditë pushimi si rrjedhojë e asaj çfarë parashikon ligji për rastet e festave zyrtare, duke qenë se ditën e diele janë Pashkët. Ndërsa dita e mërkure është ditë pushimi me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.