Norvegjia vendos masa të kufizimeve – Konfirmohen mbi 5 raste me Omicron. Kryeministri Stoere flet për më shumë

Norvergjia po riprezanton disa masa kombëtare të kufizimeve për të frenuar përhapjen e Covid-19 pas shfaqjes së Omicron, sipas Qeverisë, ndërkohë që u konfirmua rasti i pestë me variantin dhe priten të tjerë. Të gjithë udhëtuesit që mbërrijnë në Norvegji, të vaksinuar apo jo, duhet të marrin një test brenda 24 orëve të mbërritjes.
Në zona me norma të larta të infeksionit, si kryeqyteti Oslo, përdorimi i maskave të fytyrës në vendet e populluara do të jetë i detyruar, ashtu si dhe puna nga shtëpia, të paktën për një pjesë të javës, për ata që mundet ta bëjnë. Masat u ndërmorrën pas rastit të pestë të konfirmuar me variantin Omicron në 24 orët e fundit, pas një feste pune përpara Krishtlindjeve në Oslo, ndërkohë që Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se numri ekzakt është me shumë gjasa më i lartë.
“Që prej ditës së Martë, ne kemi patur një vatër të madhe të variantit Omicron në Oslo. Mbi 50 njerëz janë infektuar në një event, ku të gjithë ishin të vaksinuar plotësisht”- tha Kryeminsitri në një konferencë. Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji, theksoi se po përpiqet të përcaktojë se sa prej mbi 50 rasteve të konfirmuara në një festë pune përpara Krishtlindjeve, kanë variantin Omicron.
Norvegjia publikoi një rekord ditor prej 4,624 raste me koronavirus ditën e Hënë më 29 Nëntor, sipas të dhënave të Institutit. Ditën e Martë, kryeministri i bëri thirrje banorëve që të veshin maska në vende të populluara dhe të shpejtojnë marrjen e dozave nxitëse, me shpresën që të shmanget një karantinë e re. Rreth 88% e të rriturve në Norvegji dhe 71% e të gjithë popullsisë janë vaksinuar plotësisht. Rreth 11%, kanë marrë një dozë nxitëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.