OSHEE dërgon në Polici 32 abonentë nga Ballshi, Fieri, Roskoveci, Patosi, etj.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka organizuar një aksion në rajonin e Fierit, për ndëshkimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Grupet e Task Forcës janë organizuar në territore të ndryshme, duke kapur në shkelje të ligjit dhe kodit penal me dhjetëra abonentë.
Njoftohet se janë dërguar në Polici për ndjekje penale 32 abonentë nga Ballshi, Fieri, Roskoveci, Patosi dhe rrethina të tjera. Inicialet e emrave të individëve të proceduar janë si më poshtë:
Kadri K.; Refat K.
Gramoz Ç.;Sos D.
Fatmir P.; Harrilla D.
Hajri M. ; Shkelqim V.
Kujtim D.; Petrit M.
Asllan H.; Ylli B.
Estref Y. ; Fatmir Rr.
Baftjar M.; Lulezim T.
Fatmir L.; Mynyr M.
Ferdinant S.; Zini B.
Kadri J.; Agim S.
Gani C.; Shefqet Z.
Gezim D.; Jani G.
Themi Z.; Themi M.
Qemal K.; Mylazim L.
Jashar S.; Ernest Dh.
Vjedhjet e konstatuara janë kryesisht cënim i matësit, ndërhyrje në matës për të manipuluar të dhënat, lidhje të paligjshme, furnizim pa patur kontratë me OSHEE, etj.
Kontrollet e task-forcës janë shtrirët ditët e mëparshme edhe në Shkodër, ku janë paditur 22 abonentë, në Gjirokastër dhe Sarandë, ku janë paditur 8 abonentë, si edhe në Durrës, Elbasan dhe qytete të tjera.
Aksioni i OSHEE për faturimin e energjisë elektrike, vjen në një kohë që qeveria ka paralajmëruar një tjetër aksion në përmasa të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm. Duke filluar nga muaji Shkurt, të gjithë individët që kanë bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit rrezikojnë penalitete, që nisin nga gjoba e deri në burgim për 2 vite.
Për të evituar penalizimin e individëve që kanë realizuar këto lidhje të jashtëligjshme në shtëpitë apo bizneset e tyre, është vendosur një afat prej 90 ditësh për prerjen e lidhjeve ose nënshkrimin e kontratave me ujësjellësat përkatës.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.