Panairi i ushqimit “NINGBO 2017” në Kinë, bizneset shqiptare interes për pjesëmarrjen

Nga datat 9-12 Qershor në Kinë do të zhvillohet Panairi i Ushqimit dhe Pijeve, “NINGBO 2017”. Nisur nga ky event që do të mbahet gjatë muajit qershor, stafi i AIDA-s organizoi dje në ambientet e saj, takimin e parë informues mbi pjesëmarrjen e bizneseve shqiptare në Panairin e Ushqimit dhe Pijeve “NINGBO 2017”.
Gjatë këtij takimi ku morën pjesë shumë biznese shqiptare nga sektorët e agroushqimit, pijeve, bimëve medicinale etj, u diskutua mbi procedurat e nevojshme për të qenë pjesë e këtij panairi.
AIDA edhe këtë vit fton bizneset e tjera të interesuara të bëhen pjesë e Panairit të “NINGBO 2017”, një nga më të rëndësishmit në kontinentin aziatik.
“Ky është viti i 3-të që AIDA mbështet me fondet e saj pjesëmarrjen e firmave shqiptare në këtë panair. Panairi ndërkombëtar i NINGBO ofron një mundësi të shkëlqyer për partneritet midis bizneseve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, si dhe mundësi për gjetjen e tregjeve të reja për eksport të produkteve tona. Për çdo informacion të interesuarit mund të shkruajnë në: [email protected]”, thuhet në një njoftim të AIDA-s.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.