Pandemia nuk ndal paditë për pronat – Në tetor, 83 pronarë në gjyq kundër ATP, pretendime për kthim-kompensimet
Rikthimi i shifrave të lartë të infektimeve nga Pandemia Covid 19 nuk ka penguar pronarët të padisin në gjykata Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Vetë agjencia raportin se gjatë muajit tetor janë regjistruar 83 padi të reja ndaj saj. Vetëm gjatë vitit 2020, kur si gjykatat, ashtu edhe ATP nuk funksionuan për një kohë të gjatë për shkak të Pandemisë, ka shkuar në rreth 750 numri I padive ndaj Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Ndërkohë që është vetë Agjencia ajo që parashikon se 6,950 pronarë mund t’i drejtohen gjykatave në vijim pasi kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje nga kjo e fundit.
Fluksi i paralajmëruar i padive nga pronarët duket se është i pamundur të ndiqet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Scan Televizion ka zbardhur raportimin e Agjencisë mbi situatën e ndjekjes së gjyqeve për tetë muajt e parë të vitit, ku theksohet se për pjesën më të madhe të seancave specialistët e saj nuk kanë qenë të pranishëm gjatë gjykimeve, por i kanë ndjekur ato në rrugë shkresore.
Sipas raportit rezulton se ne 8 -mujorin e vitit 2020 nga ana e Sektorit të Përfaqësimit Ligjor jane ndjekur 177 çështje te cilat jane regjistruar pranë ATP-se gjate kësaj periudhe ne Gjykatat e Tiranës, ku përfshihen Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, Gjykata e Apelit Tirane, Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Tirane dhe Gjykata Administrative e Apelit . Ne Gjykatën e Shkalles se Pare dhe te Apelit Tirane jane ndjekur çështje qe kane te bëjnë me njohjen e te drejtës se pronësisë ndërsa ne gjykatat administrative jane ndjekur çështje qe kane si objekt vlerësimin e pronës se njohur per kompensim me vendim administrative apo gjyqësor. Gjithashtu gjate 8 -mujorin e vitit 2020 ne ketë sektor janë administruar 598 padi nga te gjitha gjykatat e vendit ku përfaqësuesit e ATP-se pavarësisht se nuk kane marre pjese fizikisht kane kryer procedurat ne mënyre shkresore përfshirë ankimet dhe rekurset ku ka qene e nevojshme”, shkruhet në raportimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.