Pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar rikthen pasaportat blu “ikonike”
Qeveria britanike ka njoftuar se në mars do të nis pajisja e qytetarëve ma pasaportat blu të cilat janë përdorur në fund të viteve 1980.
Kthimi i pasaportave blu “ikonike” u bë një dëshirë kryesore për mbështetësit e Brexit, të cilët e shohin atë si një çështje të identitetit kombëtar.
Deri në verë, të gjitha pasaportat e reja të lëshuara do të jenë me këtë ngjyrë.
“Lënia e Bashkimit Europian na dha një mundësi unike për të rivendosur identitetin tonë kombëtar dhe për të krijuar një rrugë të re në botë,” tha Sekretari i Brendshëm Priti Patel.
Nigel Farage, i cili kryeson Partinë Brexit, e kishte quajtur kthimin në ngjyrën blu “një fitore të prekshme” të referendumit.
Gemalto, kompania që do të bëjë pasaportat tha në një deklaratë: “Pas vendimit të vendit për t’u larguar nga Bashkimi Europian, dhënia e kontratës u kundërshtua nga disa politikanë dhe sektorë të mediave.”
Pasaportat e reja do të kenë një imazh të ri simbolik të cilat do të përfaqësojnë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën Veriore. (Euronews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.