Pasojat e “Brexit”, Britania vuan për krahë pune në sektorin ushqimor, manifakturë dhe shëndetësi

Britania e Madhe po përballet me një rënie të konsiderueshme në krahun e punës, si pasojë e “Brexit”. Punëdhënësit britanikë kanë raportuar vështirësi në plotësimin e vendeve të lira në dyqane, fabrika dhe spitale.
Sipas një sondazhi, një në katër punëdhënës tregojnë se kanë prova se punonjësit nga vendet e Bashkimit Europian, kanë ndërmend të largohen nga kompania ose nga Britania e Madhe në 2017.
Kompanitë e mëdha kanë deklaruar mungesa edhe në sektorin ushqimor, të manifakturës dhe të shëndetësisë.
Studiuesit paralajmërojnë se vendet vakante, të mbështetura tradicionalisht tek jo-britanikët, mund të krijojnë probleme për prodhimin në vitet në vijim.
Në fund të 2016-ës, përfaqësues të industrisë ushqimore dhe supermarketeve më të mëdha, paralajmëruan se mungesat në krahun e punës të specializuar, gjysmë të specializuar dhe të paspecializuar, do të sjellin në rritjen e çmimit për produktet ushqimore.
Një sondazh tjetër tregoi se gjatë muajit janar, shifrat për ata që kërkonin punë në sektorin financiar kishin rënë ndjeshëm duke qenë se tashmë jo-britanikët i kanë drejtuar sytë në Europë.
E janë pikërisht jo-shtetasit europianë që duket se do të përfitojnë nga “Brexit”, sidomos përsa i përket sektorëte që nuk kërkojnë specializimi.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.