Pasqyra e teknologjisë së re – Ja si do të dukeni në të

Një pasqyrë e teknologjisë së re, e projektuar posaçërisht për pacientët me kancer, do të reflektojë pamjen vetëm kur dikush të buzëqeshë në të.
Pajisja që vendoset në prizë e cila ngjan më shumë me një tabelë, vjen e pajisur me një pasqyrë, një aparat fotografik të integruar dhe një material të errët inteligjent të shkaktuar nga softueri i përshtatshmërisë.
Teknologjia e njohjes së fytyrës kap fytyrën dhe bën që sipërfaqja e pasqyrës të ndryshojë kur dikush buzëqesh.
Këtë pasqyrë mund ta vendosni në mur ose në tavolinë si një pasqyrë konvencionale.
Ndryshe nga një pasqyrë e rregullt çmimi i saj është 2000 – 3000 dollarë.
Duke qenë dëshmitar i një lufte të madhe që anëtaret e një familjeve bëjnë kur dikush nga ata diagnostikohet me kancer, dizajneri i saj turk, Berk Ilhan vendosi ta përqendrojë punën e tij në produkte të cilat kultivojnë gëzim dhe që I prek menjëherë pacientët e diagnostikuar me kancer.
“Ajo më tha në ditët e para pas diagnozës së saj, ishte e vështirë për të që të shikonte në pasqyrë dhe të pranonte se kishte kancer,” tha ai.
“Shprehjet tona të fytyrës ndikojnë në mënyrën se si ndihemi. Nëse i përkulim muskujt e fytyrës për të buzëqeshur, truri ynë mendon se diçka e mirë ka ndodhur dhe si rezultat, ndihemi të lumtur. ”
Pavarësisht qëllimeve të mira të Ilhan, pasqyra nuk është pritur mirë në të gjitha vendet e botës. Disa mendojnë se kjo pasqyrë është e mëshirshme në rastin më të mirë dhe shfrytëzuese në atë më të keqin duke patur parasysh edhe çmimin e saj.
Ndërkohë të tjerë e kanë krahasuar këtë pasqyrë me ngacmimet e zakonshme në rrugë që shumica e grave përjetojnë kur të huajt kërkojnë buzëqeshje.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.