“Pastro një plazh”, Ekonomi: Nisma në 10 bashki të vendit, do vazhdojë deri në fillim të sezonit turistik

Ashtu siç u prezantua ditë më parë, shumë persona i janë bashkuar sot nismës “Pastro një Plazh”. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi theksoi se nisma ka filluar në 10 bashki të vendit, si dhe do të vijojë deri në nisje të sezonit turistik.
“Me stafin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes kontribuuam në pastrimin e plazhit në Gjirin e Lalzit, së bashku me përfaqësues të Bashkisë Durrës, të rinj e të reja vullnetarë dhe aktorin e Portokallisë Gazmend Paja. Nisma “ Pastro një plazh” e nisur sot në 10 Bashki, në kuadër të Javës Europiane të Plazheve të Pastra, do të vazhdojë deri në fillim të sezonit turistik.”
Gjithashtu, ministrja Ekonomi shprehu një falenderim për qytetarët, si dhe apeloi për të mbajtur pastër vendin “Faleminderit për mbështetjen! Të mbajmë pastër Shqipërinë!”, shkruan Ekonomi.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.