Pasuritë e zyrtarëve të lartë. Ganaj: 53 kallëzime në organet ligjzbatuese, 112 gjoba nëpunësve me shkelje
53 zyrtarë të administratës publike janë referuar në vitin 2018 tek organet ligj zbatuese për probleme me deklaratat e pasurive ndërkohë që 112 të tjerë janë gjobitur.
Kreu i Inpektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave Shkëlqim Ganaj, ka paraqitur të enjten raportin vjetor të aktivitetit të punës për 2018-ën.
Mes probleme të ngritura nga deputetët ishte fakti që kallëzimet e ILDKPKI nuk hetohen e nuk dërgohen në gjykatë nga prokuroria, ndërkohë që janë thuajse inekzistente rezultatet e ligjit të sinjalizuesve, të cilët duhet të raportojnë në këtë institucion personat e dyshuar për korrupsion e fshehje pasurie si në sektorin privat ashtu edhe atë shtetëror.
Ganaj bëri me dije se brenda vitit 2021 do të jetë gati sistemi online e depozitimit të deklaratave të pasurisë nga zyrtarët e lartë e politikanët.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.