PD, forum mbi ekonominë. Basha: Fuqia blerëse ka rënë me 21 për qind
Zhvillimet ekonomike në vend kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit të Partisë Demokratike me ekspertë, qytetarët dhe biznese në vend. Nga çadra e lirisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar se qeveria po i bën presion biznesit të vogël përmes gjobave dhe inspektimeve.
Kryedemokrati Basha foli edhe për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, sipas të cilit nuk do të rrisë konsumin, pasi fuqia blerëse ka rënë me 21 për qind për shkak të rritjes së çmimeve. Kryetari i Partisë Demokratike, nënvizoi ndër të tjera, se nëse vendi qeveriset nga kjo forcë, të gjitha padrejtësitë ndaj biznesit nuk do të anashkalohen dhe gjobëvënësit do të dalin para ligjit.
Sipas tij, Partia Demokratike ofron një qeverisje në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.