Përjashtimet nga taksat – Në 2018 i “falen” biznesit nga lehtësitë
Prej vitesh nga qeveritë janë ndërmarrë krahas paketave fiskale për rritjen e taksave, edhe lehtësi të ndryshme për sipërmarrjen. Kështu një pjesë e tyre janë përjashtuar nga taksimi, kryesisht për importin e mallrave apo për shërbime të ndryshme.
Aktualisht vlera e të ardhurave që janë përjashtuar nga taksimi dhe që mund të ishin të ardhura në buxhetin e shtetit kapin vlerën e 18.6 miliardë lekëve, ose 1.2 % e prodhimit të Brendshëm Bruto.
Përjashtimi i taksave konsiderohen humbje nga të ardhurat fiskale si rezultat i lehtësirave fiskale ose normave preferenciale të vendosura për kategori të caktuara taksapaguesish ose aktivitetesh. Referuar relacionit të projekt-buxhetit të 2018, janë identifikuar në total për TVSH-në, 78 përjashtime, ku ndër këto 35 përjashtime të veprimtarive me interes të përgjithshëm, 42 përjashtime në import dhe 2 përjashtime të tjera.
Për T.V.SH.-në në import janë identifikuar 23 përjashtime si pjesë e benchmark-ut, në vlerën 1,8 miliarde lekë dhe 19 përjashtime janë përcaktuar si taksë e përjashtuar, me vlerën 10,7 miliardë lekë. Për T.V.SH.-në brenda vendit janë llogaritur si pjesë e benchmark-ut shërbimet finaciare dhe ndërmjetësime të tjera financiare, me vlerën 5.6 miliard lekë.
Ndërkohë sipas sektorëve është llogaritur që përjashtimet nga taksat të jenë në vlerën 6.8 miliard lekë. Bazuar në Ligjin e të Ardhurave Personale janë identifikuar 13 përjashtime në të ardhurat personale dhe 10 përjashtime nga tatimi mbi fitimin e korporatës, në vlerën 303 milion lekë. Në ligjin mbi akcizën, janë identifikuar 16 përjashtime nga akciza, 9 janë pjesë e benchmark, me vlerën 210 milion lekë dhe 4 përjashtime janë identifikuar si taksë e përjashtuar në vlerën 304 milion lekë. Në Kodin Doganor, janë identifikuar 34 përjashtime nga taksat doganore. 9 janë pjesë e benchmark, me vlerën 86 milionë lekë dhe 21 janë identifikuar si Taksë e përjashtuar me vlerën 73 milionë lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
LLOJI I TAKSËS | TAX EXPENDITURE
(në milion lekë) |
Në % GDP |
TVSH | 17,611 | 1.2% |
a)TVSH Brenda Vendit | 6,883 | 0.5% |
b)TVSH ne Import | 10,728 | 0.7% |
Tatim Fitim 15% | 303 | 0.1% |
Tatim mbi te Ardhurat Personale* (nëse 23%) | 698 | 0.0% |
Taksa Doganore | 75 | 0.0% |
Akciza | 304 | 0.0% |
Totali | 18,641 | 1.2% |
Burimi:Ministria e Financave dhe Ekonomisë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.