Përkeqësohen financat në Britani. Huamarrja publike kalon nivelet më të larta në histori, gjatë Gushtit
Huamarrja publike në Britani u rrit në 35.9 miliardë paundë në Gusht, një nivel rekord i lartë për muajin, pavarësisht se është poshtë kulmit të arritur më herët gjatë vitit financiar, ndërsa qeveria luftonte me dëmet e pandemisë. Shifra për Korrikun u rishikua në rënie me mbi 11 miliardë paundë. Megjithatë ,huamarrja për 5 muajt e parë të vitit financiar u rrit sipër nivelit më të lartë në historic prej 173.7 miliardë pund, duke kaluar edhe totalin vjetor të kulmit të krizës financiare.
Parashikimet e fundit nga Zyra Britanike për Buxhetin, vlerësojnë se huamarrja për vitin e plotë financiarë do të arrijë një nivel rekord prej 372 miliardë paund, ekuivalent me 18.9% të Produktit të Brendshëm Bruto, një normë që nuk është parë që prej Luftës së Dytë Botërore. Borxhi neto i sektorit publik arriti në 2.024 trilionë paundë apo 101.9% e PBB në Gusht, që është norma më e lartë që pre vitit 1960. Britania pësoi rënien më të madhe ekonomike ndër vendet e G7 nga koronavirusi në tremujorin e dytë, me një humbje në prodhim prej 20%. Kostot e huamarrjes së qeverisë në tregjet financiarë ndodhen në nivele rekord të ulëta, për shkak të rënies së normave afat-gjatë të interesit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.