Përmbyset trendi i çmimeve – Bien rezervat në SHBA, nafta rritet

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke përmbysur kështu plotësisht trendin e javës. Presioni mbi çmimet vjen pas të dhënave që tregonin një rënie të papritur të rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.52 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.73 dollarëve për fuçi.
Administrata amerikane e energjisë raportonte të Mërkurën se, rezervat e naftës ranë me 869 mijë fuçi gjatë javës së kaluar, duke zbritur në 256.2 milionë fuçi.
Analistët e tregjeve projektonin një rritje të rezervave. Përmbysja e pritshmërive ka gjeneruar edhe modifikimin e trajektores së çmimeve gjatë gjysmës së dytë të sesionit të djeshëm, dhe sesionit të sotëm.
Roel Korkuti/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.