Përvjetori i 200-të i Karl Marksit – Vendlindja e tij nis shitjen e produkteve homazh

200 vjet pas lindjes së Karl Marks, kapitalizimi ka fituar betejën ideologjike me komunizmin. Prova? Për të nderuar ditëlindjen e tij, 5 Maj, qyteti i tij i lindjes, Trier në Gjermani, po prodhon produkte homazh të tij me qëllimin për t’i shitur.
Këto mallra përfshijnë kartëmonedha zero euroshe me imazhin e Marksit, të cilat kushtojnë 3 euro. Gjithashtu ka magnete me figurën e Marksit duke bërë shenjën e paqes, gota me Karl Marksin, figura për ëmbëlsira të Marksit, si dhe një rosak që i ngjan Marksit me mjekër, pendë dhe një kopje të librit “Das Kapital”.
Në total, Trier do të shesë rreth 30 objekte që kujtojnë filozofin gjerman. Për të nderuar figurën e tij, Trier ka marrë një dhuratë edhe nga qeveria kineze, një skulpturë prej bronxi të Marksit, si edhe po instalon drita semafori ku në vend të figurave të zakonshme është Marksi.

Që prej lindjes së tij në vitin 1818, idetë e Marksit kanë frymëzuar regjime komuniste në të gjithë botën, shumica e të cilave ranë pasi u kthyen në regjime totalitare me kushte të vështira jetese.
Marksi kujtohet dhe respektohet ende për idetë e tij filozofike, por mendimtari i njohur për kritikën e tij ndaj sistemit kapitalist me shumë siguri nuk do të kënaqej duke ditur se emri i tij përdoret për të shitur për përfitim lodra me rosakë dhe kartëmonedha false.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.