BE plan të ri masash për lehtësimin e mosmarrëveshjeve mbi emigrantët
Qeveritë e Bashkimit Europian do të studiojnë një plan të ri që synon kapërcimin e hendeqeve të thella mbi ndarjen e përgjegjësisë për azilkërkuesit të cilët kanë dëmtuar marrëdhëniet në bllok që nga kriza e emigrantëve në vitin 2015.
Estonia, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, paraqiti planin e kompromisit, duke shpresuar që të pajtojë vendet si Italia, të cilat mbajnë peshën e të ardhurave nga mbarë Mesdheu dhe shtetet lindore kundërshtojnë ashpër që të jenë të detyruara për të marrë emigrantët mbrapsht.
Vendet ish-komuniste dhe vende veçanërisht nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, i kanë rezistuar përpjekjeve të ekzekutivit të BE-së për t’i detyruar ata të marrin kuota.
Gjermania, ka shtyrë vendet e tjera për të demonstruar ‘solidaritet’ mbi çështjet e emigrantëve, raporton ‘Reuters’.
Sipas planit të Estonisë, Komisioni Europian do të përcaktonte ‘aksione të drejta’ të azilkërkuesve që vendet do të prisnin të merrnin në kufijtë e tyre, bazuar kryesisht në popullsinë dhe pasurinë e tyre.
Në rrethana të tilla, shteteve të tjera anëtare do t’u kërkohet të ofrojnë asistencë në mënyra të ndryshme, jo thjesht duke marrë njerëz, por duke ofruar edhe ndihmë materiale, personel, fonde e kështu me radhë. Vende si Polonia dhe Hungaria kanë sugjeruar se mund të ofrohen si një alternativë për strehimin e emigrantëve.
Rivendosja e azilkërkuesve nga një shtet në tjetrin do të ndodhte vetëm nëse të dy shtetet e përfshira bien dakord vullnetarisht ndaj kushteve, shkruan ‘Reuters’.
Udhëheqësit e BE ranë dakord në tetor për të shmangur përsëritjen e përplasjeve në vitin 2015 kur kuotat e zhvendosjes u detyruan me shumicë votash, duke shkaktuar sfida ligjore nga disa shtete lindore. Ata kanë vendosur një objektiv, që të bien dakord për një sistem konsensual deri në qershor.
Sipas zyrtarëve estonezë, propozimi ofron një ekuilibër të mirë midis nxitjes së shteteve për të treguar solidaritet dhe atyre që argumentojnë se shoqëritë e tyre nuk mund të pranojnë emigrantë, veçanërisht nga vendet myslimane.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.