Platforma për arsimin – LSI, Meta: Modeli finlandez, garanci suksesi
Sistemi arsimor shqiptar duhet të gjejë një model suksesi për zhvillimin e tij dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se ky model është ai i Finlandës.
Në këtë kuadër u mbajt edhe prezantimi i platformës së kësaj partie për arsimin ku kreu i LSI Ilir Meta argumentoi edhe propozimin
Meta ju kthye edhe një herë ligjit për arsimin duke theksuar se edhe në këtë rast është përsëritur ngërçi tipik i ligjeve të miratuara por akteve nënligjore të munguara dhe zbatim pa këtë kornizë.
Në thelb të platformës së LSI për arsimin synohet mes të tjerave ndryshimi i kurrikulave dhe teksteve shkollore, autonomi financiare për universitetet, studim tregu në funksion të arsimit profesional dhe kthimi me detyrim i arsimimit nga niveli parashkollor në deri në shkollën e mesme.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.