Polonia do të ketë së shpejti pishinën më të thellë në botë

Për të gjithë të apasionuarit pas zhytjeve, Polonia do të hapë pishinën më të thellë në botë këtë vjeshtë. Ajo do të ndërtohet nga kompania Deepsport rreth 40 kilometra larg qytetit Vrasovicë. Pishina do të jetë e thellë 45 metra dhe do të jetë vendi ideal për zhytësit profesionistë, por edhe për amatorët.
Pishina do të mbushet me 8,000 metra kub ujë –e cila do të jetë e barasvlershme me 27 pishina olimpike. Kur të jetë gati për publikun, “DeepSpot” do të thyejë rekordin e pishinës italiane “Y-40 The Deep Joy” të ndodhur në Montegrotto Terme, e cila është 42.15 metra e thellë.
Bazuar në Msxczonoë, një qytet 40 km në jugperëndim të kryeqytetit polak, Varshavë, por pishina është ende në ndërtim e sipër. Rreth 1.100 ton çelik po përdoren për të forcuar strukturën e saj, e cila përmban edhe një të ashtuquajtur “vrimë blu”, vendi që shënon edhe thellësinë më të madhe.
Ideatorët thonë se kjo pishinë do të jetë ideale si për fillestarët, ashtu dhe për zhytësit me eksperiencë. Ndërsa për ata që nuk duan të lagen nga uji, ka edhe një tunel nënujor, i cili iu ofron spektatorëve një pamje të rrallë. Gjithashtu, Blue Abyss, një pishinë prej 50 metra e thellë, do të hapet në Britaninë e Madhe në vitin 2020. Aktualisht po ndërtohet në Colchester.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.